Pas “All I Want for Christmas”, Mariah Carey publikon hitin e ri të Krishtlindjeve (VIDEO)

Kënga e shumëpritur për festat e fundvitit është këtu, e kënduar nga vetë mbretëresha e Krishtlindjeve: Mariah Carey. Edhe këtë Krishtlindje do ta kalojmë me Carey, por këtë vit edhe me një hit që i shtohet listës.

Këngëtarja publikoi dje “Fall in Love at Christmas”, në bashkëpunim me Khalid dhe Kirk Franklin.

Kënga erdhi si një paketë, e kompletuar me një video muzikore shoqëruese, të xhiruar në shtëpinë e saj dhe në Butterfly Lounge në Los Angeles.

Melodia e re e festave u prit me shumë gëzim në internet, pasi dëgjuesit pritën mesnatën për ta dëgjuar.

Kënga u shkrua dhe u prodhua nga Carey, Franklin dhe Daniel Moore II dhe u regjistrua në Atlanta dhe në Los Anxhelos. Videoja muzikore u publikua nga Carey’s Imprint MARIAH në partneritet me RCA Records.

Carey është e njohur për hitin e saj të përhershëm dhe rekord të festave “All I Want for Christmas is You”, i cili tashmë është në top 200 në listat e Billboard, edhe pse ka shumë vite që është publikuar.


Shtuar 7.11.2021 14:50