Lëvizje e papritur: Britania mund të mbetet në BE
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka paralajmëruar se dalja e vendit të saj nga Bashkimi Evropian mund të dështojë nëse deputetët nuk e votojnë nesër marrëveshjen e arritur paraprakisht me vendet e BE-së.

Në fjalimin e saj të fundit para votimit të marrëveshjes, të cilin do ta mbajë para punëtorëve të një fabrike, kryeministrja do të sqarojë se Kuvendi ka më shumë gjasa që ta anulojë shkëputjen e Britanisë nga BE-ja sesa të bëhet ndarja pa marrëveshje.

Ajo ka deklaruar më herët se mosrespektimi i rezultatit të refereundimt të vitit 2016 do të ishte dëmtim i tmerrshëm i demokracisë. Në anën tjetër, deputetët e Partisë Laburiste po planifikojnë ta marrin nën kontroll këtë çështje në rast të dështimit të marrëveshjes në Kuvend.


Shtuar më 14/01/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori