Letrat e Princeshes Diana ne ankand
Albeu.com
Mbi tridhjetë letra dhe kartolina shkruar nga Princesha Diana, do të paraqiten në një ankand në Londër. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se në to, janë ende të pabotuara detajet mbi jetën private të ish-gruas së ...... princit Çarls të Anglisë, problemet me të, prezenca e tepruar sipas saj e gazetarëve si edhe gëzimet që ka patur gjatë jetës së saj. Mediat bëjnë me dije sesi shumica e letrave i është drejtuar Janet Filderman, e cila merrej me zbukurimin e saj, si edhe parukierit Davies, por edhe disa miqve të tjerë të zgjedhur, të cilëve u dërgonte letra dhe urime për Krishtlindje. Letra e parë I përket vitit 1984, ndërsa ajo e fundit e vitit 1990, pikërisht shtatë vjet para vdekjes së saj në Francë.
Shtuar më 16/02/2010, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori