Letra tronditëse e gazetarit Foley: Dua të kthehem tek familja dhe miqtë e mi
Pëlqej
Prindërit e gazetarit amerikan të masakruar nga ISIS, James Foley kanë publikuar një letër të fundit të lënë nga djali i tyre, para se terroristët tia prisnin kokën.

Në këtë letër ka një tension e ankth nga ana e gazetarit, por dhe shpresa të vogla se mos ndonjë ditë do të gjente lirinë e shumë kërkuar.

Lertra është shkruar pak orë para vdekjes së kobshme, që u transmetua në mbarë globin, në kushte të rënduara psikologjike.

Ja çfarë ka shkruar James Folie në letrën e tij të fundit

Kam pasur ditë të mira dhe të vështira.Isha i lumtur kur dikush shpallej i pafajshëm, por sigurisht që të gjithë e dëshirojnë lirinë personale. Ne e inkurajojmë dhe i japim forcë njëri-tjetrit. Zemra ime mbushet sa herë që ëndërroj lirinë e kthimin në gjirin e familjes dhe miqve të mi. Gjyshe, merri ilaçet e tua, mos harro që çdo ditë të ecësh dhe vallëzosh. Bëhu e fortë, sepse më duhet forca e jote që t’i kthehem sërish jetës.

Historia rrënqethëse e gazetarit amerikan që tronditi botën

Foley u rrëmbye në veri të Sirisë në nëntor të vitit 2012-të gjatë raportimit të luftës civile.

Së fundi, organizata ISIS ka lëshuar një video, ku shihet një pjesëtar i tyre me theks britanik, duke ia prerë kokën gazetarit.

Sipas të dhënave të para të shërbimeve të inteligjencës britanike, MI5 dhe MI6, vrasës i maskuar është reperi 23-vjeçar Abdul Majed Abdul Bari, i njohur më parë me emrin artistik L Jini. /albeu.com/


Shtuar më 25/08/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori