Letonia dhe Lituania bllokojnë kanalet televizive ruse
Letonia dhe Lituania kanë vendosur të bllokojnë dy kanale të televizionit shtetëror të Rusisë, me argumentin se raportimi për krizën në Ukrainë ishte i njëanshëm.

Këshilli Kombëtar i Letonisë për Mediat Elektronike u shpreh sot se se duke filluar nga sot ka pezulluar transmetimin e kanaleve RTR të Rusisë, për tre muajt e ardhshëm.

Gjithashtu edhe autoritetet e Lituanisë kanë njoftuar se transmetimi i televizionit RTR – Planeta është suspenduar pjesërisht për shkak se programet e kësaj kompanie që flasin për Ukrainën janë treguar të njëanshme.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Konstantin Dolgov, ka vlerësuar se veprimet e dy shteteve baltike janë shkelje e së drejtës për të marrë informacion. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2014, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori