Leter e hapur presidentit Barack Obama
Albeu.com
Disa ish udhëheqës të vendeve të Evropës Qendroe dhe Lindore kanë publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan Obama. Në këtë letër bëhet thirrje që SHBA-ja të jetë plotësisht e angazhuar në Evropë përballë një Rusia që po ringrihet.Lech Walesa dhe Aleksander Kwasniewski i Polonisë dhe ish udhëheqësi çek, Vaclav Havel, janë në mesin e udhëheqësve që kanë firmosur këtë apel.
Ata thonë se shumë kombe ishin shumë të shqetësuara të shohin se si NATO qëndron në vend, teksa Rusia dhunon integritetin territorial të Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.
Ish udhëheqësit thonë se Aleanca e NATO-s duket më e dobët sesa kur vendet e tyre u anëtarësuan.
Shumë njerëz, thuhet në letër, po shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodh me mbrotjen e tyre në të ardhmen. (BBC)
Shtuar më 17/07/2009, ora 16:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori