Ministri i Drejtësisë i Italisë, Andrea Orlando, ka marrë sot një letër kërcënuese nga ISIS, e cila përmbante edhe dy
plumba kallashnikovi, njoftojne mediat italiane.
"Do të hyjmë në Romë dhe do të presim kokën", lexohet në letër, citon Ansa.
Letra është dërguar në adresë të Ministrisë. Ajo
besohet të ketë kaluar nga aeroporti i Fiumicinos, por nuk është përcaktuar ende burimi i saj.
Prokuroria e Romës ka nisur një hetim për këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2015,
ora 17:05