Lenini vret nje te dehur
Albeu.com
Një bjellorus 21 vjeçar e ka humbur jetën kur mbi të u shemb një shtatore e madhe e Leninit, ish themeluesit të Bashkimit Sovjetik. Autoritetet e Bjellorusisë thanë se njeriu ishte i dehur kur ishte ngjitur në shtatoren dhe kishte filluar ta lëkundë duke u mbajtur vetëm me njërën dorë.
Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raportoi se pjesa e sipërme e shtatores u shemb, dhe njeriu u lëndua seriozisht kur ra në tokë.

Më pas, ai ka vdekur nga plagët gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të afërt Homel.
Shtuar më 11/08/2009, ora 19:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori