Le Pen: Franca të rikthejë kontrollet kufitare për të luftuar terrorizmin
Pëlqej
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen ëshët shprehur se Franca duhet të rikthejë kontrollet kufitare dhe të dëbojë nga shteti të huajt.

Kjo sipas saj, është mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin, raporton Reuters.

“Ne nuk mund të përballojmë humbjen e kësaj lufte. Qeveritë e 10 viteve të fundit, kanë bërë çdo gjë që ne ta humbim këtë luftë. Ne kemi nevojë për një presidencë e cila vepron dhe na mbron”, është shprehur Marine Le Pen.

Sulmi i djeshëm në Francë, ka vetëm pak ditë para zgjedhjeve të cilat do të mbahen të dielën, e ku kandidate kryesore do të jetë edhe Le Pen. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori