Le Pen: "Franca referendum për daljen nga BE"
Liderja e partisë së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka rikonfirmuar sot se se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendumin për daljen e Francës nga Bashkimin Evropian.

"Po miqtë e mi është e mundur të ndryshohen kurset e politikës.
Populli mund të vendosë për një drejtim të ri, ndërsa udhëhiqemi nga fryma e lirisë.

Francezë, duhet të personifikohemi sërish si një popull i lirë, krenar, i pavarur duke i kthyer Francës pozicionin e vërtetë në botë.

"Kjo madhështi është një objektiv që duhet të ngulisim të gjithë në memorie për shtetin tonë me një histori të ndritur dhe krenare", theksoi eurodeputetja e cila në mënyrë të përsëritur ka shfaqur vullnetin për organizimin e një referendumi kundër BE-së totalitare. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori