"Le Monde": Hayat Boumeddiene nuk ka qenë në Francë gjatë sulmeve
Gazeta franceze "Le Monde" ka shkruar sot se Hayat Boumeddiene, vajza e cila dyshohet se ishte me pengmarrësin njëherit bashkëshorti i saj, Amedy Coulibaly, nuk ka qenë në Francë ditën e sulmeve.

Sipas "Le Monde", ajo është larguar nga Franca me 2 janar duke shtuar se nga Turqia Hayat ka udhëtuar drejt Sirisë.

Boumeddiene është shpallur në kërkim si bashkëpunëtore për masakrën në Francë dhe sipas policisë vajza ndihmoi pengamarrjen në supermarket. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori