Lavrov: Zgjidhja për Kosovën të jetë e pranueshme për palët negociatore dhe fqinjët e Serbis&
Albeu.com
Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, përsëriti edhe sot si "shantazhe" pohimet se në Kosovë do të shpërthejë dhuna nëse Kosova nuk bëhet e pavarur.Pas takimit me homologun e tij malazez, Milan Roqen, Lavrov tha se stabiliteti i Kosovës do të arrihet vetëm nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për të gjithë, kurse Rusia do të angazhohet pikërisht për këtë, siç tha, që zgjidhjen ta miratojnë pjesëmarrësit direktë të negociatave. Lavrov tha se e kupton pozicionin e Podgoricës, por Moska do të luftojë për një zgjidhje e cila do të sigurojë stabilitet dhe e cila do të jetë e pranueshme jo vetëm për palët negociatore, por edhe për fqinjët e Serbisë.
Shtuar më 21/04/2007, ora 09:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori