Lavrov: Qëndrimi i Trumpit për Ukrainën ndryshon nga ai i Obamës
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka bërë me dije se qëndrimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lidhur me konfliktin në Ukrainë, është shumë i ndryshëm nga ai që kishte paraardhësi i tij, Barack Obama, pasi sipas tij, Trump është duke monitoruar situatën në Ukrainë për të parë se si të dyja palët janë duke u sjellë në konflikt.

"Administrata e Obamës, kërkonte gjithçka nga ne për të shfajësuar presidentin e Ukrainës, Poroshenko", ka thënë Lavrov gjatë një interviste për "Fox News".

Lavrov ka shtuar se Trump ka deklaruar se nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm për zhvillimet në Ukrainë. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori