Lavrov: Oferta e Kievit për dialog është hapi i duhur
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se oferta e Kievit për dialog me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës “është një hap i duhur, edhe pse shumë i vonuar”.

Duke folur në Pekin, Lavrov ka thënë se është “e papranushme” që të përdoret forca për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës, ku separatistët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në të paktën dhjetë qytete.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksander Turchynov, është shprehur se forcat e sigurisë kanë nisur një “operacion antiterrorist” në rajonin e Donjeckut.

President Turchynov, gjithashtu ka deklaruar se Rusia ka “plane brutale” për të destabilizuar Ukrainën.

Ndërsa Presidenti i SHBA-së Barak Obama, përmes një bisede telefonike i ka kërkuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin të shfrytëzojë ndikimin e tij te grupet e armatosura pro-ruse dhe t'i bindë ato që të lënë ndërtesat që kanë uzurpuar në lindje të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2014, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori