Lavrov në OKB: NATO po kërkon të ringjallë klimën e Luftës së Ftohtë
Pëlqej
NATO po kërkon të ringjallë klimën e Luftës së Ftohtë në vend që të ndërtojë një dialog me Moskën”, kështu tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrovfjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Rusia ka ecur ndershmërisht përgjatë një rruge të gjatë për të hequr qafe trashëgiminë e Luftës së Ftohtë, por nuk mori mbështetje në përpjekjet e saj nga partnerët e saj në Perëndim”, u shpreh ministri.

Lavrov ka shprehur keqardhje për faktin se “disa vende ende preferojnë forcën për të dialoguar.

“Perëndimi e ndërtoi politikën e tij në bazë të një parimi, nëse nuk jeni me ne, jeni kundër nesh “dhe vazhdoi me zgjerimin e shëmtuar të NATO-s në lindje”, tha diplomati rus në fjalimin e tij në Asamblenë e OKB.

Në të njëjtën kohë, ministri tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me partnerët e saj perëndimorë dhe të punojë së bashku në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciproke të çështjeve të ngutshme, duke përfshirë krizën ukrainase në veçanti.
Shtuar më 21/09/2017, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori