Lavrov: Amerika provokon duke e zgjeruar NATO-n në Ballkan
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shprehur se politika, sipas së cilës vendet e Ballkanit dhe që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë të bëhen anëtare të NATO-s është një politikë provokative e Amerikës.

“Sa i përket zgjerimit të NATO-s, ai është gabim, madje edhe provokim në një kuptim të caktuar. Është politikë e papërgjegjshme, e cila dëmton angazhimin për të ndërtuar një sistem të sigurisë së barabartë dhe të përbashkët në Evropë”, tha Lavrov, transmeton Rel.

Sipas tij, SHBA-ja anëtarëson vende në NATO vetëm për interesat e saj te ngushta politike. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori