Autobusi përplaset me makinën në Fier, plagoset 20-vjeçarja

Një autobus është përplasur ditën e sotme me një automjet tip “Skoda”.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Patos”.

Policia njofton se automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 15:12