Lajmi i keq për Europën, Gjermania pezullon Shengenin
Pëlqej
Pas Italisë tashmë edhe Gjermania ka pezulluar Shengenin dhe arsyeja është e njëjtë, Samitet e G7 dhe G20. Kujtojmë se Italia ka pezulluar Shengenin për dhjetë ditë dhe kjo do të vlejë deri në fund të muajit maj.

Samiti i G20 do të mbahet më 7-8 korrik në Hamburg dhe në mënyrë, për t'iu shmangur rreziqeve të ndryshme, do të ketë kontrolle shumë të rrepta para dhe pas samitit, njofton "albinfo.ch".

Kontrollet kufitare do të jenë shumë të rrepta, ndërsa autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme deri në përfundim të këtij afati. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori