Kur do hapen kopshtet dhe çerdhet? Manastirliu zbulpn datën

Kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri do të hapen nga data 1 Qershor.

Vendimin zyrtar e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.

Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 qershor, protokolli i të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë.

Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”, u shpreh Manastirliu.


Shtuar 26.05.2020 17:27