La pas shkatërrim, pamjet me dron nga uragani Delta (VIDEO)
Pamjet e marra nga ajri me dron tregojnë qartë shkatërrimin që ka lënë pas uragani Delta, pasi kaloi në Louisiana. Stuhia tropikale përmbyti banesat që ishin pothuajse të shkatërruara tashmë nga uragani Laura.

Uragani Delta erdhi pas uraganit Laura, i cili solli me vete erëra të furishme deri në 241 km/h. Delta u “ul” në Louisiana me më pak erë, por me një sasi të madhe shiu.

Dy stuhitë tropikale në një hapësirë kohore prej gjashtë javësh e kanë lënë zonën jugperëndimore të Louisiana-s me shtëpi të shkatërruara, inerte dhe rrugë për përmbytura.

Deri të dielën në mëngjes, nuk është raportuar asnjë vdekje në vend. Rreth 10,000 punonjës u angazhuan të shtunën për të risjellë energjinë tek mijëra banorë.

Shtuar më 11/10/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori