Ky veprim i Obamës ngjall reagime në SHBA (VIDEO)
Pëlqej
Publikimi i një video ku presidenti amerikan, Barack Obama shfaqet duke nderuar me dorë një roje të Trupave të Marinës ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shumë përdoruesve të internetit, Obama e ka fyer ushtrinë kur nderon me dorë, teksa mban tasin e kafesë.

Megjithatë, ka nga ata që thonë se si civil, presidenti nuk ka nevojë që të përshëndesë një ushtarak. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori