Ky vend po lufton koronavirusin duke ndarë burrat nga gratë
Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të botës, Panamaja po ndjek një tjetër strategji për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndarjen sipas gjinisë.

Duke nisur që dje (1 prill) vetëm gratë do të mundë të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten, raporton CNN-ja.

Burrat do të mundë të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët ose bizneset e tyre ditën e enjte, të premte dhe të shtune.

Të dielave duhet të rrinë të gjithë nëpër shtëpia. Masat e marra nga qeveria do të zgjasin të paktën 15 ditë.

Kjo lloj strategji duket se ua ka bërë më të thjeshtë autoriteteve të vendit të kenë nën kontroll dhe të limitojnë numrin e njerëzve që dalin në publik. “Turma e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të presidentit panamez, Laurentino “Nito” Cortizo, në “Twitter”.
Shtuar më 02/04/2020, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori