Ky shtet miraton ligjin që të vritën homoseksualët me gurë dhe kamxhik
Shteti i Bruneit i ka miratuar disa reforma në kodin penal, me të cilat homoseksualët do të dënohet me mbytje përmes goditjeve me gurë dhe kamxhik. Ky miratim është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme dhe do ta bëjnë Brunein shtetin e parë të Azisë juglindore që e zbaton dënimin me vdekje për personat që kapen duke kryer marrëdhënie seksuale me personat e gjinisë së njëjtë.

Homoseksualizmi ka qenë i ndaluar me ligj edhe më parë dhe dënohej me burgim afatgjatë. Sidoqoftë, ky vend tashmë do ta zbatojë një sistem të modelit të sheriatit për ndëshkimet e veprave kriminale.

Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë organizatën “Human Rights Watch”, e kanë dënuar këtë ndryshim dhe kanë thënë se këto ndëshkime janë çnjerëzore.

Organizata “Human Rights Watch” ka thënë se ndryshimet e reja ligjore i kanë vënë në rrezik edhe grupet tjera të popullsisë sepse me to parashihet prerja e dorës për rastet e vjedhjeve dhe ky rregull do të zbatohet edhe te fëmijët.
Shtuar më 27/03/2019, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori