Ky është shteti eksportues më i madh i xhihadistëve në Evropë
Suedia është një shtet demokratik e paqësor dhe ka qenë prej kohësh një strehë e sigurt për ata që ikin nga konfliktet.

Megjithatë më shumë se 300 persona kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, që e bëjnë Suedinë një nga eksportuesit më të mëdhenj të Evropës për nga numri i xhihadistëve.

Në një artikull të publikuar së fundmi, BBC shkruan se në Gotenburg zhvillohet rekrutimi për ‘xhihad’.

Me më shumë se gjysmë milioni banorë të këtij qyteti, të paktën 100 burra dhe gra shkuan për t’iu bashkuar ISIS-it.

Një e treta e popullsisë ka rrënjë emigracioni, shumica myslimanë dhe në periferi kjo shifër është rritur mbi 70 për qind.

Angered i Suedisë bëhet vendi i rrezikshëm për oficerët e policisë. Pjesë të Angered janë të regjistruar si “të pa prekshme”, sipas terminologjisë së policisë suedeze është një frazë që nënkupton rënien e rendit dhe ligjit, dhe ndër të tjera, shfaqja e një shoqërie paralele.

BBC raportohen se ngacmojnë dhe frikësojnë njerëzit për shkak të mënyrës se si vishen dhe pse dëgjojnë muzikë, e cila për ta është e ndaluar, “haram”.

Ndërkohë dy të tretat e fëmijëve janë detyruar të braktisin shkollën para moshës 15-vjeçare, dhe papunësia është 11 për qind, e cila është shumë në Suedi.

Shumë nga prindërit e tyre u larguan nga vendi që është kapluar nga lufta për të kërkuar një vend të sigurt, dhe në fund përfunduan në Suedi.

Nga ana tjetër, fëmijët e tyre shpesh ndihen të diskriminuar dhe të përjashtuar nga sistemi. Shumë të rinj me të cilët kam biseduar me mua nuk ndjejnë asnjë lidhje me tokën nga e cila kishte ardhur prindërit e tyre, por ata nuk ndihen as si suedezët, raporton BBC.

Gjërat janë komplikuar më tutje nga fluksi i refugjatëve që ikin nga luftërat në Siri dhe Irak. Suedia vitin e kaluar ka pranuar më shumë refugjatë se çdo vend tjetër evropian, transmeton Syri.

Çfarë ndodh me qytetarët suedezë të cilët shkuan në Irak dhe Siri. “Një total prej 311 janë kthyer sërish, por asnjë nga të kthyerit nuk është arrestuar.

Unë mendoj se ligji anti-terror nuk është aq i mire“, thotë për BBC, Klas Friberg, një shef rajonal i policisë.

Klas Friberg tha se ata janë të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen dhe ata e dinë se siguria duhet të rritet në zonat e shoqërive paralele.

BBC shkruan se duke pasur parasysh se shumë prej tyre thonë se ata nuk ndjehen si suedezë, ndoshta pyetja më e rëndësishme është nëse integrimi dhe eksperimenti suedez me multikulturalizmin ka dështuar?

Shtuar më 10/10/2016, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori