E përdorin vetëm gjyshet? Gaboheni! Kylie Jenner e nis ditën vetëm me këtë lëng të mbushur me vlerash ushqyese

Krahas ilaçeve dhe trajtimeve të përshkruara nga mjekët, ekzistojnë forma të tjera alternative për probleme të ndryshme shëndetësore. Mes syresh përmendim lëngun e kockave. Ky i fundit është përdorur që në lashtësi për shëndetin e trurit dhe kundër dhimbjeve së kyçeve.

Nëse mendoni se lëngun e kockave e përdorin vetëm gjyshet, gaboheni. Së fundmi ai është kthyer në të preferuar e shumë personazheve të njohura të showbiz-it botëror.

Për shembull miliarderia Kylie Jenner e nis ditën me një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon. Ajo e ka rrëfyer këtë gjë në një intervistë, ku ka shpjeguar edhe si ka ndryushuar organizmi i saj pas përdorimit të tij.

Lëngu i kockave ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin. Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve. Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e lëkurës. Përveç saj, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.