Mbledhja me 8 ambasadorët për reformën Territoriale, Alibeaj: Do pasohet me takime të tjera

Enkelejd Alibeaj së bashku me 6 përfaqësues të grupit të PD-së u takuan në Kryesinë e Kuvendit me 8 ambasadorët kryesore në vendin tonë. Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.

Enkelejd Alibeaj: Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera.


Shtuar 5.10.2022 14:00