Zjarr në një traget plot me pasagjerë në Itali, evakuohen udhëtarët

Pasagjerët e një trageti në Itali, i cili u përfshi nga flakët e zjarrit mbrëmjen e djeshme kanë shpëtuar për mrekulli.

Siç raportojnë mediet vendase trageti u përfshi nga flakët pak para se të nisëj nga Napoli drejt Palermos.

Por falë veprimeve të shpejta nga autoritetete atje, u bë I mundur evakuimi në kohë i pasagjerëve. Në traget ndodheshin plot 182 pasagjerë.

Për fat të mirë nuk është raportuar për asnjë të lënduar, për pos shqetësimeve të vogla siç janë problemete me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Syshohet se zjarri është shkaktuar nga një automjet që ndodhej në pjesën ku parkohen makinat në target. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/