Autoritetet shëndetësore britanike janë duke u
përgatitur për të marrë vaksinat e para të
Pfizer / BioNtech deri më datë 7
dhjetor.
Mediat raportojnë se spitalet janë duke u
përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara, shkruan albeu.com.
Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave
Pfizer, deri të hënën, 7
dhjetor, pasi miratimi i vaksinës pritet të jepet në ditët e ardhshme.
Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.
Sipas "Guardian", natyra e vaksinës
Pfizer është ajo që çon në një rregullim të rendit të përparësisë. Përbërja kimike e kësaj vaksine kërkon, siç pretendojnë ekspertët, një numër të kufizuar lëvizjesh. Prandaj, nuk mund të transportohet nga mjekët në shtëpitë e pleqve ose shtëpitë e tyre.
Ata që jetojnë në njësitë e lartpërmendura ose mbi moshën 80 vjeç pritet të marrin vaksinën e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca, e cila gjithashtu pritet të marrë autorizimin për përdorim më vonë. /albeu.com
Shtuar më 28/11/2020,
ora 10:03