Ky është polici i vrarë në sulmin terrorist në Francë
Pëlqej
Polici francez që mbeti i vrarë në sulmin terrorist të së enjtes, është 37-vjeçari Havier Zhugelë, i cili do të festonte për disa ditë ditëlindjen e 38.

Mes kujtimeve të agjentit, është dhe ai i FLAG, shoqatës LGBT të policisë dhe xhandarmërisë në të cilën bënte pjesë dhe ishte aktivist.
Kishte një partner dhe konsiderohej një person shumë i sjellshëm dhe shumë i impenjuar në shoqatë.

Disa nga kolegët e tij kanë vendosur lule në vendin ku Jugelé u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Me 4 maj, ai do të festonte ditëlindjen e 38 dhe do të ndryshonte detyrën nga policia rrugore do kalonte tek ajo gjyqësore.
Ndërkohë, qeveria e Komunës së Parisit do të nderojnë agjentin e vrarë me homazhe javën që vjen.

ISIS ndërkaq ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia franceze ka nisur gjuetinë për bashkëpunëtorin e tij, i cili thuhet se ka udhëtuar me tren nga Franca në Belgjikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori