Ky është fëmija shqiptar që u vra nga e moshuara zviceriane (FOTO LAJM)

Femija i vrare
Tragjedia që ka ndodhur mbrëmë në Basel të Zvicrës ka shokuar tërë vendin. Therja me thikë e 7 vjeçarit nga Kosova, që ka jetuar atje, është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ai, dyshohet se u therur nga një 75-vjeçare.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografinë e djaloshit 7 vjeçar nga Kosova, që dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare para shkollës.

Inicialet e tij janë publikuar nga 20min.ch, I.M.

“Nxënësi 7 vjeçar I.M, u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij”, shkruan 20 min.

Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.

Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit.
Shtuar më 22/03/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori