Ky është ariu që trazon Francën dhe Spanjën, si po zhduken kuajt
Goiat, një ari 13-14 vjeçar, i lëshuar në Katalonjë në 2016, po sjell trazira në malet Pirenej në Francë dhe Spanjë, nga ku mund të tërhiqet shpejt.
"Ai ka sjellje të parregullt, është një grabitqar i madh që ka vënë në shënjestër kafshët që nuk kanë instiktin e sulmit, siç janë kuajt e banorëve që kanë shtëpitë në fshatrat afër maleve" tanë autoritetet.

Një ari i çuditshëm vret kuajt e rritur

"Është shumë e çuditshme që një ari vret kuajt e rritur, përfshirë ato deri në 500 kg dhe kjo alarmon shumë", tha Guillermo Palomero, president i Fondacionit "Ariu i Gjelbër" sipas të cilit kjo sjellje "mund të çojë në tërheqjen e tij ".

"Mundësia për ta hequr atë nga malet Pirenej është konsideruar që nga viti i kaluar," shtoi zëdhënësi i ministrisë rajonale.

"Autoritetet po përpiqen ta dekurajojnë . Për ta trembur po hedhin fishekzjarre dhe plumba gome".

Tre sulme në Francë

Goiat dyshohet për të paktën tre sulme në Val d'Aran, ku ai u zbulua falë rripit të tij GPS. Në prill, ai hëngri një kalë dhe pastaj një dele dhe një qengj.

Në Francë, prefektura e Hautes-Pyrenees të mërkurën i atribuoi Goiat tre sulme të kryera në fillim të majit, duke e paraqitur si një "ari anormalisht grabitqar".

Sipas shtypit francez, ai sulmoi tetë dele, një dash, një derr dhe një kalë.

Presidenti i Fondacionit "Ariu i Gjelbër" megjithatë bën thirrje që të mos vihet në pikëpyetje programi i ripranimit të arinjve në Pirenej, i nisur që në vitin 1996, dhe që sipas tij "punon shumë mirë".

Sipas Fondacionit, janë rreth 45 arinj të regjistruar në pjesën qendrore të maleve Pirenej në pjesën franceze dhe spanjolle dhe katër në Pirenejtë perëndimore në të dy anët.
Shtuar më 24/05/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori