Ky avion po lundron në det, pamjet bëjnë xhiron e botës (FOTO LAJM)

36 pasagjerë dhe 11 anëtarë të stafit panë tmerrin me sy kur avioni i tyre doli nga pista. 150 metra më tej ishte deti dhe piloti i detyrua që ta ulte avionin aty.

Ngjarja ka ndodhur në Papua Neë Guinea dhe lajmi po bën xhiron e botës.

Pasi panë avionin që po ludronte në ujë, banorët shkuan me varka për të shpëtuar ata që ishin brenda, raporton Albeu.com.

Pas një aksioni që zgjati më pak se një orë, u shpëtuan të gjithë.

Tashmë, avioni Boeing 737 800 do të mbetet një atraksion për turistët në det. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori