Kuvajt: Zjarr gjate nje dasme, 41 te vdekur
Albeu.com
Si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një dasëm në Kuvajt kanë humbur jetën 41 gra dhe fëmijë. Rreth 70 vetë janë plagosur, disa prej të cilëve në rrezik jete, bën të ditur Ministria e Brendshme.
Shumë vizitorë u përpoqën të largohen në panik nga vendi i ngjarjes duke marrë kështu plagë. Zjarri shpërtheu për shkaqe që nuk dihen në çadrën e ngritur për të ftuarit femra.

Fatkeqësia ka ndodhur të shtunën në perëndim të kryeqytetit, pranë fshatit Xhahra. /DW/
Shtuar më 16/08/2009, ora 16:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori