Kushtetuta Serbe miratohet me 53 % të votave! Presheva dhe Kosova e bojkotojnë!
Albeu.com
Vetëm 32 minuta pas mbylljes së qëndrave të votmit në orën 20 mbrëmjen e të dielës, agjencia e lajmeve B92 bëri rë ditur se pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 53,5 përqind.Pra mëse 3,5 milionë zgjedhës kanë shkuar në referendum, dhe vetëm 100 mijë prej tyre i kanë thënë jo kushttetutës.Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, bëri publike shifrat, që mbeten për tu zyrëtarizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ditën e hënë. Sipas vëzhguesve në zgjedhje janë vënë re shumë parregullsi, pasi shumë zgjedhës kanë votuar pa kartat e tyre të identitetit. Pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Vojvodinë me 43 përqind, pasuar nga Beogradi më 50 përqind ndërkohë që pjesëmarrja e serbëve të Kosovës ishte 81 përqind. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata në Kosovë e bojkotuan tërësisht referendumin. QeNdra për Zgjedhje të Lira, i ka raportuar parregullsitë në Komisionin Zgjedhor. Pjesëmarrja e ulët në ditën e parë të votimit, shkaktoi shqetësim tek zyrëtarët serbë. Një pjesë e mirë e votuesve e kanë dhënë verdiktin e tyre pak para mbylljes së qendrave të votimit. start
Shtuar më 30/10/2006, ora 09:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori