Kushtetuta e Serbisë shpallet solemnisht më 8 nëntor
Albeu.com
Kushetuta e re e Serbisë do të shpallet solemnisht në mbledhjen e veçant të Parlamentit të Serbisë, që do të mbahet në Shtëpinë e Kuvendit Popullor (ish Kuvendi i RSFJ), të mërkurën më 8 nëntor, ka deklaruar sot kryetari i kuvendit serb Predrag Markoviq. 

Siç dihet teksti i kushtetutës së re ësht verifikuar me shumicë votash në referendumin popullor të mbajtur më 28 e 29 tetor. Sipas kësaj kushtetute Serbia përkufizohet si shtet i serbëve dhe i të gjithë qytetarëve, kurse Kosova në preambulë si pjesë e pandashme e Serbisë. rtk

Shtuar më 07/11/2006, ora 12:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori