E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Kushëriri i Gaddafit kërkon që Perëndimi t’i kërkojë falje Libisë
Populli libian ende po vuan sepse fuqitë Perëndimore po vazhdojnë të mbajnë konfliktin. Kështu është shprehur kushëriri i ish-liderit Muammar Gaddafi, në gjashtë vjetorin e Pranverës Arabe.

Sipas tij, Perëndimi duhet t’i kërkoj falje Libisë dhe të largohet nga atje.

“Është e qartë për të gjithë çfarë po ndodh në Libi: një shkatërrim total, njerëzit po ikin nga shtëpitë e tyre. Vendi dhe populli ynë po vuan”, tha Ahmed Gaddaf al-Dam.

“Në këtë përvjetor të Pranverës Arabe, ne duhet tu kërkojmë falje të gjithë libianëve – atyre të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë dhe që janë lënduar. Në emër të tyre, unë kërkoj që Këshilli i Sigurimit dhe fuqitë tjera botërore që të kërkojnë falje për atë që ndodhi më 2011”, tha ai.

Revolucioni libian i vitit 1969, i njohur ndryshe edhe si Revolucioni al-Fateh ose Revolucioni i 1 shtatorit, ishte një grusht shteti ushtarak dhe udhëheqës u bë kolonel Gaddafi. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori