Kush janë maoistët që vranë 16 ushtarë indianë
Zyrtarët indianë kanë njoftuar se shpërthimi i një bombe në një automjet që po bartte anëtarë të forcave paramilitare të Indisë i ka lënë të vdekur të paktën 16 prej tyre.

Besohet se sulmi me bombë u krye nga grupi i maoistëve, të cilat i kanë bërë cak zyrtarët dhe forcat e sigurisë në Indi për dekada të tëra.

Autoritetet njoftuan se një minë tokësore është përdorur për ta hedhur në erë një automjet në zonën malore të Gadchiolit në shtetin e Maharashtras. Rebelët e tërhoqën vëmendjen e policisë përmes vënies së zjarrit në më shumë se 20 automjete të ndërtimtarisë para se të futeshin sërish në mal.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka dënuar këtë sulm, duke thënë se ai është një sulm neveritës. India ndodhet në mesin e zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat partia e kryeministrit Modi, BJP, e ka bërë sigurinë prioritet gjatë fushatës zgjedhore. “Autorët e kësaj dhune nuk do të kursehen”, shkroi Modi në Tëitter.

Zyrtari policor, Shelar, tha se ky sulm mund të ketë qenë hakmarrje ndaj një operacioni policor që ishte kryer në prill të vitit të kaluar, në të cilin forcat e sigurisë i kishin vrarë 37 militantë në dy përleshje të armatosura në këtë rajon.

Rebelët maoistë, të cilët thonë se frymëzohen nga lideri revolucionar kinez, Mao Zedong, kanë luftuar kundër qeverisë indiane për më shumë se 40 vjet. Ata kërkojnë më shumë tokë dhe vende pune për fermerët dhe njerëzit e varfër. Ata kanë mijëra anëtarë dhe janë aktivë në disa pjesë të Indisë.
Shtuar më 01/05/2019, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori