Kush ishte senatori Kenedi?
Albeu.com
Senatori demokrat amerikan Eduard Kenedi ishte pjesëtari më i vjetër në moshë i dinastisë politike amerikane e cila ka luajtur një rol dominant në Amerikë për mëse një shekull. Ai vuante nga një tumor në kokë gjatë vitit të fundit.Si vëllai më i ri në moshë i presidentit të vrare Xhon F. Kenedi, ai u bë një nga senatorët me kohë më të gjatë në detyrë dhe më me influencë në historinë amerikane. Senatori Eduard Kenedi vdiq mbrëmjen e së martës pak para mesnatës në shtëpinë e tij në Hyanas Port të shtetit Masaçusets, në moshën 77- vjeçare. Më i riu ndër fëmijët e familjes Kenedi, Eduard Kenedi u vu në krye të dinastisë politike të familjes pas vrasjes me atentat të vëllezërve të tij, Presidenti Xhon Kenedi dhe senatori Robert Kenedi. I njohur se "luani liberal" i Senatit, Ted Kenedi vuajti prej shumë kohësh nga tumori malinj në tru. Gjatë karierës së tij, senator Kenedi ishte një përkrahës i zjarrtë për reformimin e kujdesit shëndetësor, mbrojtës i pagave të punëtorëve dhe i të drejtave të barabarta. Në muajin gusht, presidenti Barak Obama i dha atij Medaljen Presidenciale të lirisë, nderi më i madh civil në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2008, senator demokrat Kenedi u diagnostikua me kancer në tru dhe iu nënshtua një operacioni të suksesshëm. Por tumori ishte malinj dhe shëndeti i tij erdhi duke u keqësuar. Tek kenedi u shtrua në spital në 17 maj 2008 për simptomat e iktusit, por në fakt shqetësimet vinin nga forma malinje e tumorit në tru.
Ted Kenedi u zgjodh për here të parë në Senat në vitin 1962, duke zënë vendin e lënë bosh nga vëllai i tij Xhon Kenedi, i cili atëherë sapo ishte zgjedhur president. Ai u rizgjodh vazhdimisht si senatori I masacusets në kngresin amerikan në zgjedhjet e 1964, 1970, 1976, 1982, 1988, 1994, 2000 e 2006 . në 2005 ai bëhet senatori më i vjetër aktiv pas Robert Byrd. Ai i shte president i komisionit të senatit përsa i përket shendetësise, edukimit, punës dhe pensioneve. Gjithashtu ishte president i sektorit te emigracionit dhe komisionit juridik si dhe të nënkomisionit të forcave të armatosura. "Luani i Senatit", siç e quanin me respekt miqtë e tij, përfaqësoi në Kongres shtetin e Massachusetts pa ndërprerje që prej vitit 1962, duke lënë firmën e tij në një mori ligjesh që e riformuluan Amerikën bashkëkohore. Në 27 janar 2008 ai deklaroi mbështetjen për Barack Obaman.
Shtuar më 26/08/2009, ora 18:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori