Albin Kurti pret në takim presidentin Meta 

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Meta është pritur sot edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjithashtu takim pati edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Presidenti shqiptar do të mirëpritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani./albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 16:22