Atentati mes Vlorës, kapet autori që ekzekutoi Tauland Beqirajn
Kush është personi i parë me të cilin Biden do të flasë në telefon si president
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se telefonatën e parë si president i SHBA-së, Joe Biden do ta bëjë me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Thirrja e parë, thirrja e udhëheqësit të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau”, tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Bidenit.

“Unë pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot”, tha Psaki, raporton CNBC.

Ajo gjithashtu deklaroi se presidenti ia ka lënë në dorë Senatit të përcaktojë fatin e Donald Trumpit.

Shtuar më 21/01/2021, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori