Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri i Amerikan
Pëlqej
Sekretari i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ishte një kongresmen i pakompromis republikan para se presidenti Donald Trump ta emëronte në krye të CIA-s, dhe më pas edhe ta vinte në kryeDepartamentit të Shtetit.

"Ai do ta bëjë një punë fantastike", tha Trump në Tëitter pasi e emëroi atë.

Gjatë kohës së tij në kongres, ai ka qenë kritik i madh i marrëveshjes bërthamore me Iranin të administratës së Barack Obamës.

Majk Pompeo u diplomua si i pari i klasës së tij në Uest Point, dhe ka kryer shërbimin ushtarak, ndërsa më pas u diplomua me notat maksimale në Harvard për drejtësi.

Para se t’i bashkohej Kongresit, ai themeloi një firmë me pjesë të aeroplanëve, dhe një kompani furnizimi me naftë.

Ai është akuzuar për islamofobi për komentet e tij pas sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit më 2013.

Pompeo deklaroi se disa liderë fetarë islamik mund të jenë duke i inkurajuar sulmet terroriste në mënyrë të heshtur. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori