Vladimir Putin do tërhiqet disa ditë nga “drejtimi” i luftës?! Mediat e huaja: Vuan nga kanceri, do t’i nënshtrohet një operacioni

Vladimir Putin mund të detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i luftës në Ukrainë për ditë të tëra, pasi dyshohet se ai do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi vuan nga kanceri.

“Daily Mail” shkruan se diktatori rus thuhet se do të emërojë kreun e Këshillit të Sigurimit dhe ish-shefin e FSB-së, Nikolai Patrushev, për të marrë kontrollin e pushtimit ndërsa ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes.

Shadoëy Patrushev, 70 vjeç, shihet si “arkitekt” kryesor i strategjisë së luftës deri më tani dhe njeriu që e bindi Putinin se Kievi është i mbushur me neo-nazistë.

Pretendimet e jashtëzakonshme u shfaqën në kanalin e njohur Telegram “General SVR”, i cili thotë se burimi i tij është një figurë “brenda” Kremlinit.

“General SVR” raportoi se Putin ka kancer pjesën e abdominalit si dhe vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Operacioni ishte planifikuar për gjysmën e dytë të prillit, por u shty për shkak të planeve të tij për pushtimin e Ukrainës.