Marotta: Dzeko e meriton rinovimin, nuk do të përfundojë si Perisic

Në intervistën e tij për “Radio Rai”, CEO i Interit, Marotta, foli edhe për rinovimin e Edin Dzekos.

“Nuk mendoj se mund të përfundojë si me Perisic, ai ka treguar se dëshiron të qëndrojë me ne dhe e meriton rinovimin, duke pasur parasysh se është një profesionist i madh dhe shumë i lidhur me fanellën.

Ka instiktin e golit dhe kjo gjë duhet të merret në konsideratë. Në momentin e duhur do të fillojmë kontaktet për rinovimin e kontratës. Dëshira jonë është, por duhet të jetë edhe e lojtarit”, është shprehur Dzeko./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 12:46