Kush do ta zëvendësojë Cameron?
Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja ka sjellë dhe dorëheqjen e kryeministrit, David Cameron. Pas dorëheqjes së Cameron, flitet se favoriti kryesor është Boris Johnson.

Vendin e Cameron-it pritet që ta zërë ish-kryebashkiaku i Londrës dhe njeriu më i fuqishëm i Laburistëve në këto momente. Ndërkohë Cameron do të qëndrojë si kryeministër për tre muaj për të qetësuar tregjet financiare, shkruan “Daily Mail”.

Nga tetori, pritet që vendin e tij ta zërë Johnson. Ish-­kryebashkiaku i Londrës ka një figurë të veçantë në mesin e politikanëve britanikë, por pavarësisht tetë viteve në drejtimin e kryeqytetit britanik, ai do të ketë një punë të madhe për të bindur vendin që të votohet si kryeministër. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2016, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori