Kursimet, Bullgaria mbyll 7 ambasada
Pëlqej
Bullgaria do të mbyllë shtatë ambasada për shkak të kursimeve deri në pranverë, paralajmëroi ministri i Jashtëm, Nikolla Mlladenov.

Ministria do t’i propozojë qeverisë të mbyllen ambasadat në katër shtete afrikane, Sudan, Angolë, Zimbabve dhe Tunizi, dy ambasada në Azi, në Kamboxhë dhe Tajlandë, si dhe ambasada në Meksikë.

“Për ne kjo është thjesht çështje ekonomike”, tha Mlladenov.

Ai sqaroi se në vitin 2011, Bullgaria do t’i mbyllë 101 vende pune në përfaqësitë diplomatike jashtë, që nënkupton 21 diplomatë dhe 80 personel teknik më pak.
Shtuar më 11/11/2010, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori