Kurdët e Sirisë kërkojnë ndihmë për tu mbrojtur nga Turqia
Udhëheqësja e kurdëve të Sirisë, Ilham Ahmed, ka kërkuar që një grup i vogël ndërkomëbtar të vendoset në kufi mes Sirisë dhe Turqisë për t’i mbrojtur kurdët nga kërcënimi që paraqesin forcat turke. Ajo thotë se Turqia mund të kryejë krime kundër njerëzimit.

Ahmed është njëra nga udhëheqëset e Këshillit Demokratik Sirian, i cili është organ politik i Forcave Demokratike Siriane. Ato udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Këto forca e kanë çliruar një pjesë të madhe të territorit verilindor të Sirisë.

Ajo vlerësohet si njëra nga gratë më të fuqishme të Sirisë. Ahmed po e udhëheq një delegacion kurd në Uashington, Paris dhe Londër për t’i bindur vendet perëndimore që të mos i braktisin kurdët dhe të mos i lënë ata të rrezikuar nga forcat turke.

Në anën tjetër, presidenti turk, Rexhet Erdogan, i ka paralajmëruar disa herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ushtria turke është duke e përgatitur një operacion kundër njësive kurde.


Shtuar më 19/02/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori