Kurban Bajrami, arrihet armëpushimi në Siri
I dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm sirian, Walid al Muallim për të paraqitur atyre planin e paqes së përkohëshme të mbështetur nga Turqia dhe Irani.


Ai ka kërkuar ndërprerjen e luftimeve, të paktën për ditët e festës së Kurban Bajramit. Plani parashikon ndërprerjen e luftimeve nga data 26 deri në datën 28 tetor, ditët e festës së Kurbanit. Nisma e Brahimit është parashtruar më parë në Ankara dhe Teheran. Turqia dhe Irani, pavarësisht ndasive sa i përket Sirisë, e mbështesin këtë plan. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori