“As krushqia, as partia”, Rama i prerë për punësimin në shtet

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dhënë detaje për fazën e rindërtimit. Ai bën thirrje për forcë të madhe punëtore dhe si do të plotësohen nevojat me marrjen e punëtorëve të huaj.

Ai ka specifikuar se puna në shtet do të jetë tashmë vetëm perspektivë e studentëve të ekselencës.

“Do hapim kufijtë për punëtorë të huaj, nëse kjo do të jetë e nevojshme për vendet që nuk plotësohen me punonjës vendas. Në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me avantazhin e krijuar që me procedurë të lehtësuar për 7 ditësh për marrjen e punonjësve nga jashtë të kemi punonjës nga jashtë në sektorë që duan punonjës e që vuajnë për mungesë të krahut të punës si pasojë e refuzimit të shumëkujt për të punuar në privat në pritje të një pune në shtet. Puna në shtet është një punë që i është lënë perspektivë së studentëve ekselentë apo të atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera, shtigjet për të punuar, falë partisë, krushqisë, xhepit do të ngushtohen deri në mbylle të plotë dhe si e kemi parë pas paktit për universitetin punësimet në administratë e kanë fokusin ekselentët”- tha Rama.


Shtuar 2.03.2020 11:20