Kur je vonë për punë dhe nuk ke ngrënë mëngjesin
Një shofer është filmuar duke ngrënë drithëra në një enë qelqi teksa po drejtonte makinën.

Pamjet u realizuan nga motoristi që iu afrua automjetit tip “Ford Focus” dhe tregoi se si burri kishte hequr duart nga timoni vetëm për të ngrënë vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Motorist është identifikuar si Brett Mullneaux, i cili tha se ka të instaluar kamer në kaskën e tij për arsye sigurie.

“Isha pas këtij burri për një milje dhe ai ishte në timon gjatë gjithë rrugës. Fillimisht mendova mos është shpërqendruar nga dicka rrugës dhe iu afrova, por nuk mund të besoja atë që po shihja. Ai po hante drithëra me lugë ndërkohë që po i jepte makinës. Nuk po rrezikonte vetëm jetën e tij, por të gjithë atyre që po ecnin pranë tij. Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishin fëmijët që kalojnë rrugën çdo ditë për të shkuar në shkollë”, tha 45-vjeçari për Dailymail.

Ai shtoi se ka parë shpesh herë sjellje të pakujdesshme në rrugë, por asnjëherë dikë që ushqehet në timon.
Shtuar më 27/09/2018, ora 20:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori