Vaksina kundër kancerit po jep efekt, zbulimi i “Pfizer” dhe “Merck” rrit shpresat

Për herë të parë, Moderna dhe Merck po përgatiten të kalojnë në provat e Fazës 3 të një vaksine kundër kancerit e bazuar në teknologjinë mRNA. Kjo vjen pas një studimi të mëparshëm, i cili rrit shanset e pacientëve për t’i mbijetuar një lloji të kancerit agresiv të lëkurës.

Të dhënat e publikuara nga Moderna sot tregojnë se kur kombinohen, vaksina eksperimentale e Merck për kancerin dhe ilaçi imunoterapik Keytruda reduktojnë rrezikun e vdekjes ose rikthimit të kancerit të lëkurës te pacientët me rrezik të lartë me 44% në krahasim me trajtimin vetëm me Keytruda.

Provat e fazës 2 përfshinin 157 pacientë të cilët tashmë i ishin nënshtruar një operacioni. Të tjerë prej tyre morën nëntë doza të vaksinës së kancerit, të koduar me emrin mRNA-4157/V940, së bashku me ilaçin Keytruda, raporton abcnews.al.

Një pjesë tjetër morën vetëm Keytruda. Sipas drejtuesve të Moderna, rezultatet ishin mjaft inkurajuese sa Merck dhe Moderna tani duan të kalojnë në provën tjetër, edhe më të madhe të Fazës 3.

Synimi i kompanive është të testojnë këtë kombinim të vaksinës kundër formave të tjera të kancerit përveç kancerit të lëkurës. Por duhet të presim rezultatin përfundimtar, pasi shumë ilaçe që kalojnë Fazën 2 më pas dështojnë në provat e Fazës 3.

Shkencëtarët kanë kohë që studiojnë mundësinë e përdorimit të teknologjisë mRNA, e cila është bërë e famshme vitet e fundit nga vaksinat e suksesshme të zhvilluara kundër Covid-19, për të krijuar një vaksinë që do të nxiste sistemin imunitar të vriste tumoret kancerogjene.

/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 15:50